Kalo te përmbajtja

Majtas: vëlla Sergei Gobozjevi; djathtas: vëlla Mihail Potapovi me të shoqen, Tamarën

3 MAJ 2022 | PËRDITËSUAR MË 26 MARS 2024
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRVE U VENDOSIN GJOBA | Marrin forcë nga lutjet

PËRDITËSIM—VËLLEZËRVE U VENDOSIN GJOBA | Marrin forcë nga lutjet

Më 25 mars 2024, Gjykata e Krahinës së Votkinskit në Republikën e Udmurtckit shpalli fajtorë vëllezërit Sergei Gobozjev dhe Mihail Potapov dhe gjobiti Sergein me 450.000 rubla (4.855 dollarë amerikanë), kurse Mihailin me 400.000 rubla (4.316 dollarë amerikanë).

Tabelë kronologjike

  1. 20 janar 2021

    Kundër Sergeit dhe Mihailit ngrihet një çështje penale. I akuzojnë se organizojnë veprimtaritë e një organizate ekstremiste

  2. 21 janar 2021

    Sergeit i kontrollojnë apartamentin. Autoritetet i konfiskojnë sende personale, si patentën, dokumentet e makinës, pajisje elektronike, album fotografish dhe disa përkthime të ndryshme të Biblës. Ndërsa Mihailin e arrestojnë dhe i kontrollojnë shtëpinë

  3. 22 janar 2021

    Sergein e lënë në arrest shtëpie. Mihailin e transferojnë në një qendër paraburgimi

  4. 18 maj 2021

    Sergei lirohet nga arresti i shtëpisë, por ka ende kufizime për udhëtimin

  5. 19 maj 2021

    Mihailin e lirojnë nga qendra e paraburgimit dhe i vendosin kufizime për udhëtimin

  6. 7 tetor 2021

    Fillon gjyqi

Të dhëna

Nuk kemi aspak dyshim se Jehovai do të vazhdojë t’i mbështetë Sergein dhe Mihailin ndërsa bëjnë çmos të forcojnë besimin me anë të studimit të Biblës dhe lutjes.—Kolosianëve 2:6, 7.