21 SHKURT 2022 | PËRDITËSUAR MË 31 KORRIK 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLEZËRVE U VENDOSIN GJOBA | Vëllezërit forcojnë besimin falë ndihmës së bashkëbesimtarëve
Më 28 korrik 2023, Gjykata e Qytetit të Petrozavodskut në Republikën e Karelias shpalli fajtorë vëllezërit Maksim Amosovi, Mihail Gordejevi, Nikolaj Ljeshçjenko dhe Dimitri Ravnushkini dhe u vendosi gjoba që variojnë nga 450.000 rubla (4.909 dollarë amerikanë) në 500.000 rubla (5.455 dollarë amerikanë).
Tabelë kronologjike
31 korrik 2019
Agjentë të FSB-së kontrollojnë shtëpitë dhe vendet e punës së 16 Dëshmitarëve të Jehovait
2 gusht 2019
Hetuesi e urdhëron Maksimin të mos largohet nga vendi. Ndërkohë autoritetet nisin një çështje penale kundër Nikolajit dhe e urdhërojnë të mos largohet nga zona
6 gusht 2019
Hetuesi akuzon Maksimin dhe Nikolajin për «krim» ngaqë studion Biblën
5 shtator 2019
Agjentë të FSB-së arrestojnë Mihailin në vendin e punës dhe i konfiskojnë kompjuterin. Hetuesi ngre një çështje penale kundër Mihailit
20 shtator 2019
Agjentë të FSB-së kontrollojnë vendin e punës së Dimitrit dhe i sekuestrojnë telefonin. Hetuesi e merr në pyetje për 4 orë Dimitrin, ngre një çështje penale kundër tij dhe e urdhëron të mos largohet nga zona
18 tetor 2021
Nis procesi penal
Të dhëna
Na bëhet zemra mal që vëllezërit tanë në Rusi vazhdojnë të ecin në të vërtetën, pavarësisht nga përndjekja.—3 Gjonit 4.