24 NËNTOR 2021
RUSI
PËRDITËSIM | Vëlla Andrej Kolesnishenko merr forcë nga krijimi
Më 30 qershor 2022, Gjykata Rajonale e Tomskut ndryshoi dënimin e vëlla Andrej Kolesnishenkos. Dënimin me katër vjet burg e ndryshuan në dënim me katër vjet vënie në provë. Atë e liruan nga burgu menjëherë.
Më 19 janar 2022, Gjykata e Qytetit të Severskit në Rajonin e Tomskut e shpalli fajtor Andrejin dhe e dënoi me 4 vjet burg.
Tabelë kronologjike
7 korrik 2021
Fillon procesi penal
21 maj 2021
E akuzojnë për pjesëmarrje në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait
25 mars 2021
Ngrihet çështja penale kundër Andrejit
14 korrik 2020
Agjentë të FSB-së bastisin gjashtë shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Seversk, ndër to edhe shtëpinë e familjes Kolesnishenko
Të dhëna
Kur meditojmë për shembullin e motrave dhe vëllezërve tanë në Rusi që vazhdojnë të mbështeten me besim te Jehovai, marrim guxim «për ta thënë fjalën e Perëndisë pa frikë».—Filipianëve 1:13, 14.