Kalo te përmbajtja

Vëlla Sergei Bjelusovi

1 PRILL 2022
RUSI

PËRDITËSIM | Vëlla Sergei Bjelusovi mbron emrin e Perëndisë

PËRDITËSIM | Vëlla Sergei Bjelusovi mbron emrin e Perëndisë

Më 30 qershor 2022, Gjykata Rajonale e Tomskut hodhi poshtë apelimin e vëlla Sergei Bjelusovit. Për momentin atij nuk i duhet të shkojë në burg.

Më 14 prill 2022 Gjykata e Qytetit të Severskit në Rajonin e Tomskut e shpalli fajtor Sergein dhe e dënoi me tre vjet vënie në provë.

Tabelë kronologjike

  1. 14 korrik 2020

    Oficerë të FSB-së bastisin 7 shtëpi, ndër to shtëpinë e Sergeit. Një agjent i qeverisë, që u hoq si i interesuar për Biblën, regjistroi fshehurazi mbledhjet e kongregacionit për disa muaj para bastisjeve

  2. 25 mars 2021

    Për Sergein nis një çështje penale

  3. 30 mars 2021

    Kundër Sergeit ngrihen akuza të bazuara në regjistrimet e bëra nga agjenti. Ai akuzohet se merr pjesë në shërbesa fetare nëpërmjet videokonferencës, si edhe se këndon e i lutet Perëndisë Jehova

Të dhëna

Ndërsa lëvdojmë emrin e Jehovait, edhe ne kemi të njëjtën bindje si Sergei se «Ai do t’ia shtojë fuqinë popullit të tij».—Psalmi 148:13, 14.