Kalo te përmbajtja

Vëlla Sergei Melnikovi

25 MARS 2021
RUSI

PËRDITËSIM | Vëlla Sergei Melnikovi thotë se Jehovai i dha ‘fuqi përtej asaj që është normale’ kur ishte në burg

PËRDITËSIM | Vëlla Sergei Melnikovi thotë se Jehovai i dha ‘fuqi përtej asaj që është normale’ kur ishte në burg

Më 12 maj 2022, Gjykata Rajonale e Territorit të Primorjes hodhi poshtë apelimin e vëlla Sergei Melnikovit. Për momentin atij nuk i duhet të shkojë në burg.

 

Më 3 shkurt 2022, Gjykata e Krahinës së Usuriskit në Territorin e Primorjes e shpalli fajtor Sergein dhe e dënoi me 3 vite vënie në provë.

Të dhëna

Sergei Melnikovi

  • Lindur: 1973 (Ternei, territori i Primorjes)

  • Biografia: Ka punuar si zdrukthëtar, zjarrfikës, peshkatar dhe sanitar. Që kur ishte fëmijë, i pëlqente të luante hokej dhe volejboll. Nisi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait në fillim të viteve 2000. U transferua në Usurisk në vitin 2003 dhe u pagëzua pas një viti

Historiku i çështjes

Në qershor të vitit 2019 ngritën një çështje penale kundër vëlla Sergei Melnikovit. Autoritetet e arrestuan ndërsa po fliste për Biblën me një burrë që kishte interes për Biblën. I kontrolluan shtëpinë dhe i konfiskuan laptopin dhe telefonin.

Sergei kaloi 4 muaj në paraburgim dhe 145 ditë në arrest shtëpie. Ndonjëherë ndihej se nuk kishte më forcë për t’ia dalë mbanë. Gjatë atyre momenteve kujtonte 1 Korintasve 10:13 dhe menjëherë ndihej mirë. Ai thotë: «E dalloja se, nëse Jehovai po i lejonte këto sprova, mund t’i përballoja. Jehovai më ka dhënë ‘fuqi përtej asaj që është normale’.»—2 Korintasve 4:7.

Më 25 shkurt 2020, Sergei u lirua nga arresti i shtëpisë. Gjithsesi, autoritetet ia kanë kufizuar udhëtimet.

Ndërsa pret vendimin e gjykatës, jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë të jetë ‘ndihmë dhe mburojë’ për Sergein dhe për të gjithë vëllezërit e motrat në Rusi.—Psalmi 115:11.