17 GUSHT 2021
RUSI
PËRDITËSIM | Vëlla Vasili Meleshko, i katërti Dëshmitar i Jehovait që i bëhet një gjyq i shpejtë dhe shpallet fajtor në Territorin e Krasnodarit
Më 14 qershor 2022, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Katërt hodhi poshtë apelimin e dytë të vëlla Vasili Meleshkos. Vasili vazhdon të vuajë dënimin me burg për shkak të besimit.
Tabelë kronologjike
Më 7 tetor 2021, Gjykata e Territorit të Krasnodarit hodhi poshtë apelimin e vëlla Meleshkos. Mbetet në fuqi dënimi i tij fillestar
11 gusht 2021
Gjykata e Krahinës së Abinskit në Territorin e Krasnodarit e shpalli fajtor Vasilin dhe dënoi me 3 vite burg pas 2 ditësh seancash gjyqësore. E futën në burg menjëherë pas gjyqit. Ai është i katërti Dëshmitar i Jehovait që i bëhet një gjyq i shpejtë dhe shpallet fajtor nga kjo gjykatë a
10 gusht 2021
Nis procesi penal kundër Vasilit. Kur e pyetën gjykatësit, ai tha me guxim se është Dëshmitar aktiv i Jehovait
24 qershor 2021
Bisedat e mëparshme të Vasilit me vëlla Aleksandër Ivshinin iu shtuan listës së veprimtarive të tij kriminale. Prokuroria tha se ata po flitnin për tema fetare që lidheshin me «shërbimin ndaj Perëndisë Jehova»
12 prill 2021
Ndër të tjera, Vasili është akuzuar zyrtarisht për këto krime: «jep dhe dëgjon fjalime të bazuara në botime fetare» dhe «merr pjesë në diskutime në grup për libra fetarë»
7 prill 2021
Në 6.30 të mëngjesit, 3 oficerë të armatosur të sigurimit, 4 hetues dhe 2 agjentë bastisën shtëpinë e Vasili dhe Zoja Meleshkos. Më pas nisën hetimet kundër Vasilit. Hetuesit i bënë foto para shtëpisë së tij dhe fotografuan godinën ku vëllezërit mblidheshin më parë për të adhuruar Jehovain. Këto foto i përdorën si prova se Vasili kishte kryer një krim. Vasilin e urdhëruan të mos largohej nga zona
Të dhëna
Ky gjyq tepër i shpejtë dhe përndjekja e vazhdueshme ndaj vëllezërve e motrave në Rusi janë ‘lajme të këqija’, por jemi të sigurt se Vasili dhe familja e tij do të mbeten të palëkundur e të patundur, ngaqë ‘besojnë te Jehovai’.—Psalmi 112:7, 8.
a Vëlla Oleg Danilovin e dënuan me 3 vite burg më 30 mars 2021, vëlla Aleksandër Ivshinin e dënuan me 7 vite e gjysmë burg më 10 shkurt 2021, kurse vëlla Aleksandër Sherbinën me 3 vjet më 6 prill 2021.