Kalo te përmbajtja

Vëlla Vitali Iliniku

10 MAJ 2021
RUSI

PËRDITËSIM | Vëlla Vitali Iliniku merr guxim nga shembulli i të tjerëve

PËRDITËSIM | Vëlla Vitali Iliniku merr guxim nga shembulli i të tjerëve

Më 28 korrik 2022, Gjykata Rajonale e Territorit të Primorjes hodhi poshtë apelimin e vëlla Vitali Ilinikut. Për momentin atij nuk i duhet të shkojë në burg.

Më 15 prill 2022, Gjykata e Krahinës së Usuriskit në Territorin e Primorjes e shpalli fajtor Vitalin dhe e dënoi me 2 vjet vënie në provë.

Të dhëna

Vitali Iliniku

  • Lindur: 1974 (Usurisk, Territori i Primorjes)

  • Biografia: Është diplomuar në akademinë e policisë dhe ka punuar për departamentin e punëve të brendshme. Gjithmonë e kanë munduar pyetje të tilla, si: pse vdesin njerëzit dhe çfarë ndodh kur vdesin? Filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait në mes të viteve 90. U pagëzua në vitin 1999. Aktualisht punon në pastrimin e rrugëve. U martua me Irinën në vitin 2006

Historiku i çështjes

Në shkurt të 2019-s, policia kontrolloi shtëpinë e vëlla Vitali Ilinikut si pjesë e çështjes penale të ngritur kundër Dëshmitarëve të tjerë në qytetin e Spask-Dalnijit. Më 18 shtator 2019, autoritetet ruse nisën hetimin kundër Vitalit. Më 23 tetor 2019, policët i kontrolluan shtëpinë për herë të dytë, por kësaj radhe e arrestuan dhe e futën në paraburgim për dy ditë. Atje, Vitali i lutej Jehovait. Ai kujton: «Kur lutesha, në vend të pasigurisë, zemrën ma pushtonte qetësia dhe paqja.»

Kur e liruan, i vunë kufizime për udhëtimin. Autoritetet kanë nisur një çështje penale edhe kundër mamasë së tij, motër Olga Opalevit.

Vitali ka mësuar shumë nga kjo histori. Ai shpjegon: «Më përpara, e dija se Jehovai nuk lejon sprova përtej asaj që mund të mbajmë. Tani po e provoj vetë këtë në jetën time. Sa më të vështira të bëhen gjërat në jetën tonë, aq më fort lidhemi me Jehovain. Ai është Poçari, dhe nëse lejon pak zjarr në jetën time, kjo do të thotë edhe se e ka nën kontroll të gjithë procesin. Nëse duket sikur nuk e mbaj dot këtë barrë, është koha që t’i përgjërohem Jehovait për ‘fuqi përtej asaj që është normale’.»—2 Korintasve 4:7.

Vitali është i ndrojtur si natyrë, megjithatë ka marrë guxim duke medituar për 1 Pjetrit 5:9. Shumë forcë i kanë dhënë edhe tërë ata vëllezër e motra në Rusi që po e përballojnë me sukses përndjekjen. Vitali shprehet i vendosur: «Çfarëdo rezultati të lejojë Jehovai në rastin tim, . . . është privilegj për mua t’u dëshmoj autoriteteve në këto ditë të fundit.»

Ashtu si Vitali, edhe ne marrim zemër nga shembujt e panumërt të besimit e të guximit që shohim mes popullit të Jehovait. Vazhdojmë të falënderojmë Jehovain që na pajis «me çdo gjë të mirë për të kryer vullnetin e tij».—Hebrenjve 13:20, 21.