7 JANAR 2022
RUSI
PËRDITËSIM | Vëllezërit Vladimir Çjesnokov, Vladimir Dutkin dhe Valerij Jakovlev në gjyq ngaqë besojnë te Perëndia
Më 13 prill 2022, Gjykata e Lartë e Republikës së Çuvashes hodhi poshtë apelimin e vëllezërve Vladimir Çjesnokov, Vladimir Dutkin dhe Valerij Jaklovev. Tani ata janë të detyruar të paguajnë gjobat.
Më 10 shkurt 2022 Gjykata e Krahinës së Kalininskijt në Çeboksarshpalli fajtorë vëllezërit Çjesnokov, Dutkin dhe Jakovlev. Vëlla Dutkini u gjobit me 500.000 rubla (6.715 dollarë), kurse vëllezërit Çjesnokov dhe Jaklovev me nga 400.000 rubla secili (5.372 dollarë). Atyre nuk u duhet të shkojnë në burg.
Tabelë kronologjike
7 qershor 2021
Në çështje penale përfshihen edhe Vladimir Çjesnokovi me Valerij Jakovlevin
30 dhjetor 2020
Vladimir Dutkini akuzohet për krim dhe i vendosin kufizime për udhëtimin
25 nëntor 2020
Ngrihet çështje penale kundër Vladimir Dutkinit. I kontrollojnë shtëpinë dhe e dërgojnë në hetuesi për ta marrë në pyetje
Të dhëna
Leximi dhe meditimi për Fjalën e frymëzuar të Perëndisë po i ndihmon vëllezërit e motrat të përballojnë sfidat e përditshme dhe të përjetojnë se si Jehovai ‘bëhet strehë në ditë të keqe’.—Psalmi 27:5.