Kalo te përmbajtja

Nga e majta: Viktor Shipilovi (avokat), vëlla Konstantin Bazhenovi, motër Snezhana Bazhenovi, motër Vera Zolotovi, Viktor Zhenkovi (avokat) dhe Maksim Novakovi (avokat)

17 NËNTOR 2020 | PËRDITËSUAR MË 1 SHKURT 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VENDIM I RI | Gjykata ruse hedh poshtë apelimin e 3 Dëshmitarëve

PËRDITËSIM—VENDIM I RI | Gjykata ruse hedh poshtë apelimin e 3 Dëshmitarëve

Më 31 janar 2023, Gjykata e Territorit të Kamçatkës rivendosi dënimin me 2 vjet vënie në provë për Konstantinin, gruan e tij, Snezhanën, dhe për Verën, të tre të përfshirë në të njëjtën çështje. Për momentin, atyre nuk u duhet të futen në burg.

Më 15 dhjetor 2022, Bordi Gjyqësor për Çështjet Penale i Gjykatës së Lartë në Rusi anuloi vendimin për të shfajësuar vëlla Konstantin Bazhenovin, gruan e tij, Snezhanën dhe motër Vera Zolotovin. Tani çështja e tyre do të kalojë sërish në apel. Seancën e ndoqën përfaqësues nga të paktën gjashtë ambasada të huaja, për të treguar se janë në anën e Dëshmitarëve të Jehovait.

Më 10 qershor 2022, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Nëntë hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për të anuluar shfajësimin e Konstantinit, të Snezhanës dhe të Verës. Prokuroria apeloi pranë Gjykatës së Lartë të Rusisë.

Më 18 janar 2022, Gjykata e Territorit të Kamçatkës pranoi apelimin e dytë të Konstantinit, të gruas së tij, Snezhanës, dhe të Verës. Ata u shfajësuan nga të gjitha akuzat dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë. Të tre Dëshmitarët tani kanë të drejtë të marrin dëmshpërblim ngaqë janë dënuar padrejtësisht. Prokuroria do ta apelojë vendimin.

Më 17 nëntor 2020, Gjykata e Territorit të Kamçatkës hodhi poshtë apelimin e çështjes së Konstantinit, të gruas së tij, Snezhanës, dhe të Verës. Nga ky moment hyn në fuqi dënimi fillestar me 2 vjet vënie në provë. Tani për tani nuk do t’i futin në burg. Të tre po e ruajnë besnikërinë dhe gëzimin.

Më 25 shtator 2020, në përfundim të seancës së parë, vëlla Bazhenovi pohoi plot guxim para gjykatësit se nuk kishte frikë nga dënimi. Gjithashtu tha se e konsideronte privilegj të ishte pjesë e përmbushjes së Gjonit 15:20, ku Jezui paratha se dishepujt e tij do t’i përndiqnin.

Vëlla Bazhenovi i kujtoi gjykatës edhe se te Mateu 28:19, 20 Jezui i urdhëroi dishepujt e tij që të predikonin. Më pas u bëri një pyetje me vend: «Kush e ka të drejtën që të anulojë atë që urdhëroi Krishti?» Në fund tha: «Nuk mund të hesht. . . . Do të vazhdoj të flas për lajmin e mirë nga Bibla.»