20 SHKURT 2023
RUSI
«Për sa kohë të kem Jehovain përkrah, do të ndihem gjithnjë i sigurt»
Më 17 shkurt 2023, Gjykata e Qytetit të Gorno-Altajskit në Republikën e Altait shpalli fajtor vëllanë Aleksandër Kalistratovin dhe e dënoi me 6 vite e gjysmë vënie në provë. Për momentin atij nuk i kërkohet të futet në burg.
Të dhëna
Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë t’i dëgjojë zërat e shërbëtorëve të tij besnikë, ndërsa ata i luten në kohë stresuese.—2 Samuelit 22:7.
Tabelë kronologjike
2000
E arrestojnë ngaqë nuk pranon të bëjë ushtrinë. E futin në paraburgim për 21 ditë. Më vonë e shpallin të pafajshëm
2010
E akuzojnë për ekstremizëm. Çështja e tij shqyrtohet dy herë dhe, në fund dërgohet në Gjykatën e Lartë të Republikës së Altait, ku Aleksandri shfajësohet nga të gjitha akuzat
16 dhjetor 2021
Ngrihet një çështje penale
16 janar 2022
Policia kontrollon 5 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Republikën e Altait. Policë të FSB-së hyjnë me forcë në shtëpinë e familjes Kalistratov dhe e arrestojnë Aleksandrin për ta marrë në pyetje. E lirojnë po atë natë vonë dhe i vënë kufizime për udhëtimin
25 gusht 2022
Nis procesi penal