Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Viktor Baçurini, Aleksandër Kostrovi dhe Artur Netreba

27 PRILL 2021
RUSI

Pas 331 ditësh në burg, tre vëllezër nga Lipetsku do të gjykohen për shkak të besimit

Pas 331 ditësh në burg, tre vëllezër nga Lipetsku do të gjykohen për shkak të besimit

PËRDITËSIM | Gjykata ruse hedh poshtë apelimin

Më 20 janar 2022, Gjykata Rajonale e Lipetskut hodhi poshtë apelimin e vëllezërve Viktor Baçurin, Aleksandër Kostrov dhe Artur Netreba. Të treve do t’u duhet të paguajnë gjobat e vendosura nga gjykata e mëparshme.

Më 24 nëntor 2021, Gjykata e Krahinës Sovjetike të Lipetskut shpalli fajtorë Viktorin, Aleksandrin dhe Arturin dhe e gjobiti secilin me 500.000 rubla (6.700 dollarë). Megjithatë, atyre iu kërkua të paguajnë vetëm 300.000 rubla (4.000 dollarë), sepse gjykata mori parasysh kohën që kaluan në paraburgim. Ata nuk duhet të futen në burg.

Të dhëna

Viktor Baçurini

  • Lindur: 1962 (Pavlovski Posad, rajoni i Moskës)

  • Biografia: I martuar me dy fëmijë dhe një mbesë. Nisi të studiojë Biblën me Dëshmitarët e Jehovait rreth vitit 1990 dhe u pagëzua më 1992. Në këtë moment është i vetmi Dëshmitar në familje

Aleksandër Kostrovi

  • Lindur: 1961 (Sortavalë, Republika e Karelias)

  • Biografia: Ka punuar si pilot, saldator dhe elektricist. Në vitin 1997 u martua me Larisën dhe kanë dy fëmijë. Tani është në pension dhe i pëlqen të peshkojë. U pagëzua në vitin 2002, kur pa se jeta po i përmirësohej ndërsa zbatonte mësimet e Biblës

Artur Netreba

  • Lindur: 1978 (Glodeni, Moldavi)

  • Biografia: U martua me Svetlanën më 1995 dhe kanë një vajzë. U zhvendosën në Lipetsk që të gjenin punë. Arturi punon si menaxher shitjesh. Ai vuri re se zbatimi i parimeve të Biblës e bën jetën vërtet domethënëse, prandaj në vitin 2000 u pagëzua

Historiku i çështjes

Më 2 dhjetor 2019 autoritetet bastisën 7 shtëpi në rajonin e Lipetskut dhe arrestuan vëllezërit Viktor Baçurini, Aleksandër Kostrovi dhe Artur Netreba. Agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) i akuzuan për «krime serioze kundër ligjit», ngaqë ndiqnin mbledhjet e kongregacionit dhe përfshiheshin në veprimtari të tjera që lidhen me adhurimin e tyre. Vëllezërit i futën në paraburgim ku ndenjën 331 ditë.

Aleksandri vuri re se në burg, miqësia e tij me Jehovain u forcua edhe më shumë: «Gjatë sprovave si kjo, e kupton se ndihma jote më e madhe vjen nga Jehovai.»

Arturi komenton se për çfarë është i vendosur: «Kam vendosur të mos e humb gëzimin ose qëndrimin pozitiv. Përpiqem t’i kujtoj vetes se e gjithë kjo është e përkohshme dhe se Ati im do të m’i shërojë plagët. Kudo që të jem, ekziston mundësia të flas për Perëndinë tonë të shenjtë, Jehovain.»

Viktori thotë: «Jehovai tregoi se ishte miku im më i mirë në këto situata unike. E kam ndier vazhdimisht se Jehovai më do.»

Viktori është tejet mirënjohës për gjithë ndihmën që vëllezërit e motrat i kanë dhënë gruas së tij që nuk është Dëshmitare, ndërsa ai ishte në burg. Ai thotë: «Thjesht ajo ka mbetur pa fjalë nga vëmendja që i kanë kushtuar disa motra. Jam i bindur se pjesëtarët e familjes sime kanë marrë një dëshmi të shkëlqyer të dashurisë që ekziston në popullin e Jehovait.»

E dimë se Jehovai do t’u japë zemër pa pushim të gjithë vëllezërve në Rusi dhe në vende të tjera ku po përndiqen.—Isaia 51:12.