Kalo te përmbajtja

30 QERSHOR 2020
RUSI

Prokurori apelon vendimin për të liruar para kohe Denis Kristensenin

Prokurori apelon vendimin për të liruar para kohe Denis Kristensenin

Sapo kemi marrë vesh se A. A. Shatunovi, prokuror i Zyrës Rajonale të Prokurorisë në Kursk, ka apeluar vendimin për lirimin e parakohshëm të vëlla Denis Kristensenit. Edhe pse avokatët e tij do të dërgojnë një kërkesë për ta hedhur poshtë apelimin, pa diskutim do të duhen disa javë derisa të vendoset data për një seancë gjyqësore. Vëlla Kristensenin e kanë futur në qeli ndëshkimore për 10 ditë. Pavarësisht nga këto zhvillime të fundit, vëlla Kristenseni është mirë. Ju falënderojmë që po luteni vazhdimisht për vëllanë dhe motrën Kristensen.