Kalo te përmbajtja

Nga e majta, rreshti sipër: vëllezërit Aleksei Antiukini, Sergei Bajevi, Juri Galka, Valeri Gurski dhe Vitali Nerushi. Rreshti poshtë: vëllezërit Igor Popovi, Evgeni Sokolovi, Mihail Veselovi dhe Anatoli Jagupovi

20 SHTATOR 2022
RUSI

Qëndrueshmëria sjell rezultate pozitive

Qëndrueshmëria sjell rezultate pozitive

Së shpejti, Gjykata e Krahinës së Levoberezhnit në qytetin e Voronezhit do të shpallë vendimin për çështjen e vëllezërve Aleksei Antiukini, Sergei Bajevi, Juri Galka, Valeri Gurski, Igor Popovi, Vitali Nerushi, Stefan Pankratovi, a Evgeni Sokolovi, Mihail Veselovi dhe Anatoli Jagupovi. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për ta.

Tabelë kronologjike

  1. 13 korrik 2020

    Në Voronezh dhe në zonën përreth kontrollojnë mbi 100 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait dhe mbi 40 vëllezër e motra i çojnë në rajon që t’i marrin në pyetje. Të 10-të vëllezërit e përmendur më lart i futin në një burg të përkohshëm

  2. 14-15 korrik 2020

    Të 10-të vëllezërit i futin në paraburgim

  3. 3 gusht–18 shtator 2020

    Vëllezërit Bajev, Pankratov, Popov dhe Jagupov i lirojnë nga paraburgimi dhe i lënë në arrest shtëpie

  4. 1-3 dhjetor 2020

    Vëllezërit Antiukin, Galka, Gurski, Nerush, Sokolov dhe Veselov i lirojnë nga paraburgimi. Ndërsa vëllezërit Bajev, Pankratov, Popov dhe Jagupov i lirojnë nga arresti i shtëpisë

  5. 13 dhjetor 2021

    Nis procesi penal

Të dhëna

Marrim zemër kur shohim çfarë rezultatesh pozitive sjell qëndrueshmëria e vëllezërve dhe e motrave tona në Rusi ndërsa vazhdojnë të mbështeten te Jehovai.—Jakovi 1:4.

a b Nuk kemi arritur të sigurojmë një fotografi të vëlla Pankratovit.