Kalo te përmbajtja

Gjykata e Lartë e Federatës Ruse

25 NËNTOR 2021
RUSI

Rezoluta e Plenumit të Gjykatës së Lartë të Federatës Ruse—Si do të ndikojë te Dëshmitarët e Jehovait?

Rezoluta e Plenumit të Gjykatës së Lartë të Federatës Ruse—Si do të ndikojë te Dëshmitarët e Jehovait?

Më 28 tetor 2021, Plenumi i Gjykatës së Lartë të Federatës Ruse paraqiti një amendament për rezolutën që lidhet me aktivitetet ekstremiste. Sipas këtij amendamenti, një individ ose një grup individësh që praktikojnë fenë e tyre, nuk duhet të konsiderohen më si pjesëmarrës në aktivitetet e një organizate fetare të ndaluar. Prapëseprapë, rezoluta e plenumit nuk i ka dhënë ende fund përndjekjes kundër Dëshmitarëve të Jehovait, sepse autoritetet ruse tashmë e kanë interpretuar këtë amendament në mënyra nga më të ndryshmet.

Për shembull, që nga 28 tetori kur doli ky amendament, autoritetet kanë bastisur të paktën 13 shtëpi të Dëshmitarëve, kanë hedhur poshtë apelimin e motër Irina Lohvitskit dhe kanë shpallur fajtore motrën tonë 80-vjeçare, Jelena Saveljevin. Në kontrast me këtë, më 22 nëntor 2021, një gjykatë në Vladivostok e shpalli të pafajshëm vëlla Dimitri Barmakinin dhe e liroi nga çdo akuzë.

Ende nuk e dimë nëse ky amendament do t’i japë fund përndjekjes apo nëse do të çojë në dënime më të ashpra me burg. Çfarëdo që të ndodhë, vazhdojmë të besojmë plotësisht se Jehovai do t’i ndihmojë motrat e vëllezërit tanë që të qëndrojnë me gëzim derisa ai të sjellë shpëtimin njëherë e përgjithmonë.—Psalmi 146:3-5.