29 JANAR 2021
RUSI
Rusi: Gjykata e apelit lë në fuqi dënimet për 6 Dëshmitarët
Më 29 janar 2021, Gjykata Rajonale e Uljanovskit la në fuqi dënimet që u dhanë në tetor të vitit 2020 për vëllezërit Aleksandër Ganin, Koren Kaçikjan, Andrej Tabakov dhe Mihail Zelenskij, si edhe për vëllanë Sergej Mysin me të shoqen, Natalijan. Kohëzgjatja e dënimeve të tyre nuk ndryshoi, përveç dënimit të Sergejit. Gjykata e ndryshoi dënimin e tij nga 4 vjet vënie në provë në 4 vite e gjysmë. Për momentin, asnjëri nuk duhet të shkojë në burg.