Kalo te përmbajtja

25 JANAR 2021
RUSI

Rusi: Gjykata e apelit lë në fuqi vendimin që shpallte të pafajshëm vëlla Zalipajevin

Rusi: Gjykata e apelit lë në fuqi vendimin që shpallte të pafajshëm vëlla Zalipajevin

Më 25 janar 2021, Gjykata e Lartë e Republikës së Kabardino-Balkarisë hodhi poshtë apelimin e prokurorisë për vendimin e 7 tetorit të vitit 2020, që e shpallte të pafajshëm vëlla Juri Zalipajevin. Prokuroria mund ta apelojë sërish vendimin e fundit. Gjithsesi, nga ky moment hyn në fuqi vendimi që e shpall të pafajshëm vëllanë tonë. Të gjitha akuzat kundër Jurit janë hedhur poshtë dhe ai ka të drejtën të kërkojë dëmshpërblim sepse e kanë akuzuar padrejtësisht.

Juri u mbështet te Jehovai dhe tregoi kurajë në gjyq edhe pse vendimi përfundimtar mund të mos ishte në favor të tij. Para se të merrej vendimi, plot guxim Juri tha gjatë seancës gjyqësore se, së shpejti, Perëndia do t’i japë fund ligësisë, përfshirë këtu edhe përndjekjen kundër Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Ai u shpreh: «Pavarësisht nga këto sulme të sofistikuara, prokuroria duhet të kuptojë diçka. Ajo s’ka për të pasur sukses ndërsa përpiqet të dobësojë besimin tim te premtimi i Perëndisë, pra, që do t’i japë fund njëherë e mirë ligësisë në tokë. Jam i bindur se, së shpejti, njerëzit nga të gjitha kombet do ta kuptojnë më në fund se janë vëllezër dhe motra dhe se nuk ka asnjë arsye që të jenë të përçarë. Bibla thotë për Perëndinë: ‘Ai do të gjykojë mes kombeve dhe do t’i ndreqë gjërat për shumë popuj. Ata do t’i shndërrojnë shpatat në plore dhe heshtat në kiza për krasitje. Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, as do të mësojnë më të luftojnë.’ (Isaia 2:4) Jam i bindur se ky premtim do të plotësohet shumë shpejt.»