6 MARS 2019
RUSI
Rusi: Gjykata rrëzon dënimin e dhënë për Arkadja Akopjanin
Më 1 mars 2019, Gjykata e Lartë e Republikës së Kabardino-Balkarisë hodhi poshtë vendimin e një gjykate më të ulët e cila e dënonte vëlla Arkadja Akopjanin. Procesi i tij gjyqësor ka më se një vit, sepse akuzohet padrejtësisht për shpërndarje të literaturës «ekstremiste» dhe për «nxitje të urrejtjes fetare».
Një gjykatë më e ulët e kishte dënuar vëlla Akopjanin që është 70 vjeç, me shërbim për komunitetin. Vendimi i Gjykatës së Lartë e anulloi atë të gjykatës më të ulët.
Falënderojmë Jehovain për këtë fitore ndërsa gëzojmë për vëlla Akopjanin. Vazhdojmë të lutemi që vëllezërit tanë të qëndrojnë me besnikëri.—2 Selanikasve 1:4.