7 KORRIK 2021
RUSI
Rusi: Vëlla Aleksei Budençukun e lirojnë nga burgu
Më 6 korrik 2021, vëlla Aleksei Budençukun e liruan nga burgu i qytetit të Orenburgut pasi përfundoi dënimin e tij. Ai është një nga gjashtë vëllezërit nga qyteti i Saratovit, të cilët i burgosën në shtator të vitit 2019. Për momentin, tre vëllezër janë ende në burg. Familja dhe miqtë e Alekseit udhëtuan mbi 800 kilometra, që të ishin të pranishëm kur ai të dilte nga burgu. Aleksei do të kthehet bashkë me familjen në shtëpinë e tij në Saratov.