Kalo te përmbajtja

Vëlla Dimitri Terebilovi para arrestimit. Fotografia e vogël: Dimitri në qeli gjatë një seance në sallën e gjyqit

12 KORRIK 2023
RUSI

Rusia akuzon Dimitri Terebilovin si kriminel, ngaqë i flet për Biblën një të burgosuri tjetër

Rusia akuzon Dimitri Terebilovin si kriminel, ngaqë i flet për Biblën një të burgosuri tjetër

Më 20 prill 2023, autoritetet ruse ngritën një çështje të re penale kundër vëlla Dimitri Terebilovit, i cili është në burg për shkak të besimit që prej shtatorit 2021. Që nga viti 2017, kur Gjykata e Lartë ndaloi veprën, kjo është hera e parë që ngrenë akuza penale kundër një Dëshmitari të Jehovait të burgosur në Rusi, ngaqë flet për Biblën me një të burgosur tjetër. Nëse Dimitrin e shpallin fajtor, rrezikon të dënohet me deri 8 vjet burg, përveç dënimit 3-vjeçar që po vuan aktualisht.

Ndërsa në Rusi përndjekja bëhet më e egër, na forcohet gjithnjë e më tepër besimi se Jehovai do të vazhdojë t’u japë vëllezërve e motrave rusë «fuqi përtej asaj që është normale».—2 Korintasve 4:7.