27 QERSHOR 2023
RUSI
Shpallin fajtorë vëllezërit Skvorcov dhe Tibi
Më 20 qershor 2023, Gjykata e Qytetit të Taganrogut në Rajonin e Rostovit shpalli fajtorë vëllezërit Aleksandër Skvorcov dhe Valeri Tibi. Aleksandrin e dënuan me 7 vjet burg. Ai është në paraburgim që prej 7 dhjetorit 2021. Valerin e dënuan me 6 vjet vënie në provë. Atë e liruan pasi kishte qëndruar në paraburgim që prej 18 majit 2022.
Të dhëna
E falënderojmë Jehovain për kujdesin e dashur dhe për drejtimin e tij, që na ndihmojnë të përballojmë çdo vështirësi që mund të na sjellë jeta.—Psalmi 5:12.
Tabelë kronologjike
20 mars 2021
Familjes Skvorcov i kontrollojnë shtëpinë
7 dhjetor 2021
Familjes Skvorcov i kontrollojnë shtëpinë për herë të dytë bashkë me 29 shtëpi të tjera të Dëshmitarëve të Jehovait në Taganrog. Kundër Aleksandrit ngrenë akuza penale dhe e futin në një burg të përkohshëm
8 dhjetor 2021
Aleksandrin e futin në paraburgim
29 mars 2022
Kundër Valerit ngrenë një çështje penale
31 mars 2022
Hetuesit bashkojnë çështjet e Aleksandrit dhe të Valerit
18 maj 2022
Valerin e arrestojnë dhe e futin në burg të përkohshëm
26 maj 2022
Valerin e futin në paraburgim
6 dhjetor 2022
Nis procesi penal
20 qershor 2023
Aleksandrin e dënojnë me 7 vjet burg. Valerin e dënojnë me 6 vjet vënie në provë