Kalo te përmbajtja

Rreshti lart (nga e majta): vëlla Nikolaj Anufrijevi; vëlla Eduard Merinkovi me të shoqen, Valentinën; vëlla Ginadi Poljakeviçi dhe vëlla Aleksandër Prilepskiji

Rreshti poshtë (nga e majta): vëlla Viktor Shçanikovi me të shoqen, Viktorian; vëlla Ginadi Skutjeljeci dhe vëlla Aleksandër Voroncovi me të shoqen, Jelenën

20 JANAR 2022
RUSI

Shtatë vëllezër në Rusi marrin forcë nga Krijuesi

Shtatë vëllezër në Rusi marrin forcë nga Krijuesi

Gjykata e Qytetit të Peçorës në Republikën e Komit së shpejti do të shpallë vendimin për çështjen e vëllezërve Nikolaj Anufrijev, Eduard Merinkov, Ginadi Poljakeviç, Aleksandër Prilepskij, Viktor Shçanikov, Ginadi Skutjeljec dhe Aleksandër Voroncov. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për ta.

Tabelë kronologjike

  1. 28 janar 2020

    Autoritetet kontrollojnë shtëpitë e 12 familjeve Dëshmitarë të Jehovait në Republikën e Komit. Ngrihet një çështje penale kundër vëllezërve Poljakeviç dhe Skutjeljec

  2. 30 janar 2020

    Ginadi Poljakeviçin e çojnë në paraburgim, kurse Ginadi Skutjeljecin në arrest shtëpie

  3. 20-25 maj 2020

    Bashkëbesimtarë të tjerë nga Peçora merren në pyetje me qëllim që të vendoset nëse do të jenë dëshmitarë në çështjen penale. Pasi u kërcënua nga një hetues, një vëlla pësoi hemorragji cerebrale. Tani e ka marrë veten

  4. 26 qershor 2020

    Zgjatet periudha e paraburgimit për Ginadi Poljakeviçin. Gjykatësi thotë se Ginadi Poljakeviçi akuzohet «për kryerje të qëllimshme të një krimi të rëndë», ku përfshiheshin bisedat «për të vazhduar shërbimin ndaj Jehovait, pavarësisht nga përndjekja nga autoritetet»

  5. 24 gusht 2020

    Autoritetet kontrollojnë shtëpitë e 12 familjeve të tjera Dëshmitare

  6. 10 nëntor 2020

    Nis një çështje penale kundër Aleksandër Prilepskijit, Aleksandër Voroncovit, Eduardit, Nikolajit dhe Viktorit. Kjo çështje bashkohet me çështjen kundër Ginadi Poljakeviçit dhe Ginadi Skutjeljecit

  7. 25 nëntor 2020

    Pasi e mbajtën për 300 ditë në paraburgim Ginadi Poljakeviçin e lirojnë dhe e lënë në arrest shtëpie

  8. 27 janar 2021

    Ginadi Skutjeljeci lirohet pas 363 ditësh në arrest shtëpie

Të dhëna

Jemi të sigurt se besimi që kanë vëllezërit tanë te mirësia e Jehovait do të shpërblehet me bekime të bollshme tani dhe në të ardhmen.—Psalmi 27:13.