Kalo te përmbajtja

Vëllezër e motra në Rusi, 60 vjeç e sipër që janë shpallur fajtorë për krim për shkak të besimit

2 GUSHT 2021
RUSI

Të moshuarit besnikë ruajnë gëzimin pavarësisht nga dënimet që kanë marrë

Të moshuarit besnikë ruajnë gëzimin pavarësisht nga dënimet që kanë marrë

Që nga viti 2017, kur entet ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait u ndaluan në Rusi, pa asnjë arsye me vend autoritetet kanë vënë në shënjestër vëllezër e motra nga mbarë vendi—të rinj e të moshuar, nga mosha 18 deri në 89 vjeç. Deri në korrik të vitit 2021, 18 vëllezër e motra 60 vjeç e sipër, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar thjesht se praktikojnë besimin e tyre në mënyrë paqësore. Aktualisht, tre prej tyre janë në burg. a Raporti nga Trupi Udhëheqës nr. 4, 2021 fliste për sulmet skandaloze kundër vëllezërve e motrave të moshuar.

Si e kanë përballuar të moshuarit tanë të shtrenjtë këtë përndjekje? Me kënaqësi po ju tregojmë komentet inkurajuese që kanë thënë disa prej këtyre bashkëbesimtarëve besnikë.

Jemi mirënjohës për shembullin e shkëlqyer të besnikëve të moshuar në Rusi! Ata kanë marrë me guxim anën e drejtësisë. Shembulli i tyre është i denjë për t’u imituar dhe, më e rëndësishmja, është i bukur në sytë e Perëndisë.—Proverbat 16:31.

a Motër Valentina Baranovski, 70 vjeçe, po vuan dënimin e saj me dy vite burg. Vëlla Aleksandër Ivshini, 63 vjeç, po vuan dënimin me shtatë vite e gjysmë burg. Dhe vëlla Juri Savelievi, 68 vjeç, po vuan dënimin me gjashtë vite burg.