10 GUSHT 2023
RUSI
Të vendosur të ruajnë gëzimin pavarësisht nga përndjekja
Së shpejti, Gjykata e Qytetit të Siktivkarskit në Republikën e Komit do të shpallë vendimin për çështjen e vëllezërve Aleksandër Ketov, Andrej Harlamov, Aleksandër Krugljakov, të motrës Lidia Nekrasov dhe të vëllait Sergej Ushahin. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për ta.
Të dhëna
Siç e tregojnë edhe këto përvoja, Jehovai u jep «fuqi me bollëk» vëllezërve e motrave tona, që të përballojnë sprovat dhe të qëndrojnë besnikë.—Isaia 40:29.
Tabelë kronologjike
2 mars 2021
Autoritetet kontrollojnë shtëpitë e të paktën 14 familjeve Dëshmitarë të Jehovait, në Siktivkar. Aleksandër Ketovin, Andrej Harlamovin dhe Aleksandër Krugljakovin i fusin në një burg të përkohshëm. Lidia Nekrasovit dhe Sergej Ushahinit u vendosin kufizime për udhëtimin
3 mars 2021
Aleksandër Ketovin dhe Andrej Harlamovin i lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe i kalojnë në arrest shtëpie. Aleksandër Krugljakovin e çojnë në një qendër paraburgimi
27 prill 2021
Andrej Harlamovin e lirojnë nga arresti i shtëpisë
28 prill 2021
Aleksandër Ketovin e lirojnë nga arresti i shtëpisë, kurse Aleksandër Krugljakovin e lirojnë nga qendra e paraburgimit
19 prill 2022
Fillon procesi penal
9 qershor 2022
Gjykatësi ia kthen çështjen prokurorisë për mungesë provash për ekstremizëm
14 shkurt 2023
Rifillon procesi penal me një gjykatës së ri