10 KORRIK 2023
RUSI
Tri motra në Komsomolsk-mbi-Amur i shpallin fajtore
Më 23 mars 2023, Gjykata Krahinore e Centralnit në Komsomolsk-mbi-Amur shpalli fajtore motrat Tatjana Bondarenko, Jelena Nesterovi dhe Tatjana Svobodi. Secilën e dënuan me 5 vjet vënie në provë. Për momentin atyre nuk u duhet të futen në burg.
Të dhëna
Lutemi që Jehovai të vazhdojë të bekojë motrat tona dhe t’u japë forcë, teksa qëndrojnë besnike përballë sprovave.—Rutha 2:12.
Tabelë kronologjike
21 shtator 2021
Autoritetet ngrenë një çështje penale kundër Tatjana Svobodit
18 tetor 2021
Autoritetet nisin hetimet edhe kundër Tatjana Bondarenkos dhe Jelena Nesterovit
20 tetor 2021
U kontrollojnë shtëpitë
28 gusht 2022
Ngrenë akuza penale kundër motrave
28 dhjetor 2022
Fillon procesi penal
23 mars 2023
I shpallin fajtore dhe i dënojnë me 5 vjet vënie në provë