28 QERSHOR 2024
RUSI
Tri motra shpallen fajtore në Republikën e Kalmikisë, Rusi
Më 24 qershor 2024, Gjykata e Qytetit të Elistës në Republikën e Kalmikisë shpalli fajtore motrat Tsagana Halgajevi, Jekaterina Menkovi dhe Kishta Tutinovi. Tsaganën dhe Jekaterinën i dënoi me 2 vjet vënie në provë. Kurse Kishtën e dënoi me 3 vjet vënie në provë. Për momentin nuk u kërkohet të futen në burg.
Të dhëna
I çmojmë këta shembuj besimi të ditëve tona. Veç kësaj, jemi mirënjohës që Jehovai i vëren të gjitha vuajtjet tona dhe do të na shpërblejë për besnikërinë që tregojmë.—Psalmi 37:18.
Tabelë kronologjike
16 shkurt 2023
Ngrihet çështja penale kundër Kishtës
28 shkurt 2023
I kontrollojnë shtëpinë. Kishtën e futin në një burg të përkohshëm
1 mars 2023
Tsaganën e pushojnë nga puna për shkak të stigmës si dikush që po ndiqet penalisht. Kishtën e lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe e kalojnë në arrest shtëpie
21 korrik 2023
Kishtën e lirojnë nga arresti i shtëpisë
19 dhjetor 2023
Ngrihet çështja penale kundër Jekaterinës dhe Tsaganës. U vendosin kufizime për udhëtimet
9 shkurt 2024
Kishtës i vendosin kufizime për udhëtimet
1 prill 2024
Fillon procesi penal
24 qershor 2024
I shpallin fajtore dhe i dënojnë me vënie në provë