Kalo te përmbajtja

10 SHKURT 2021
RUSI

Vëlla Aleksandër Ivshinin e dënuan me 7 vite e gjysmë burg, dënimi më i ashpër që nga ndalimi i vitit 2017

Vëlla Aleksandër Ivshinin e dënuan me 7 vite e gjysmë burg, dënimi më i ashpër që nga ndalimi i vitit 2017

Më 10 shkurt 2021, Gjykata e Krahinës së Abinskit në Territorin e Krasnodarit në Rusi, dënoi vëlla Aleksandër Ivshinin, 63 vjeç, me 7 vite e gjysmë burg. Ky është dënimi më i ashpër ndaj një Dëshmitari të Jehovait që nga viti 2017, kur në Rusi u ndalua veprimtaria e organizatës.

Kundër vëlla Ivshinit është ngritur një çështje penale që më 23 prill të vitit 2020. Atë e akuzuan për të ashtuquajturat «krime», si organizim të mbledhjeve fetare me anë të videokonferencës dhe këndim të këngëve të Mbretërisë. Në deklaratën e tij të fundit në gjyq, ai i shpjegoi qartë bindjet e tij fetare me anë të Shkrimeve dhe tha: «I nderuar gjykatës! Mënyra ime e jetesës bazohet te parimet e Biblës dhe parimet e saj nuk kanë fare lidhje me ekstremizmin dhe urrejtjen.»