30 GUSHT 2024
RUSI
Vëlla Aleksandër Salnikovin e dënojnë me 6 vjet vënie në provë
Më 22 gusht 2024, Gjykata Krahinore e Ordzhonikidzevskit në Magnitogorsk, Rajoni i Çeljabinskut, shpalli fajtor vëlla Aleksandër Salnikovin dhe e dënoi me 6 vjet vënie në provë. Për momentin nuk i duhet të futet në burg.
Të dhëna
Sa mirënjohës jemi që Perëndia ynë bujar do të na ndihmojë përherë të forcojmë cilësitë që na duhen për të qëndruar besnikë në çdo sprovë.—Galatasve 5:22, 23.
Tabelë kronologjike
18 prill 2023
Ngrihet çështja penale. E akuzojnë për organizim të mbledhjeve me videokonferencë
20 prill 2023
Autoritetet kontrollojnë disa shtëpi në Magnitogorsk, ndër to edhe shtëpinë e Aleksandrit. Aleksandrin e arrestojnë dhe e futin në një burg të përkohshëm
22 prill 2023
E lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe i vendosin kufizime për udhëtimet
14 maj 2024
Fillon procesi penal
22 gusht 2024
E shpallin fajtor dhe e dënojnë me 6 vjet vënie në provë