28 SHKURT 2023
RUSI
Vëlla Aleksandër Sherbinën e lirojnë nga burgu
Më 22 shkurt 2023, vëlla Aleksandër Sherbinën e liruan nga një burg në Rusi, në qytetin Rostov-mbi-Don. Ai kaloi 79 ditë në paraburgim dhe 609 ditë të tjera në burg, pra gati 2 vjet heqje lirie.
Pak para se të përfundonte gjyqi, Aleksandri komentoi si kishte marrë zemër nga shembulli i Mordekait, që gjendet në Bibël: «Mordekai nuk kishte fare frikë nga Hamani, një armik i rrezikshëm. Për Mordekain, gjëja më e rëndësishme ishte t’i qëndronte besnik Jehovait, të ndodhte ç’të ndodhte. Meditimi për shembullin e tij më ka ndihmuar të mos e humb guximin.»
I jemi mirënjohës Aleksandrit që na ka lënë një shembull të shkëlqyer. Gjithashtu jemi të kënaqur që tani do të kthehet te miqtë dhe te familja dhe që me bekimin e Jehovait, do të vazhdojë ‘të qëndrojë i patundur në besim’.—1 Korintasve 16:13.