8 TETOR 2020
RUSI
Vëlla Anatolij Tokarevi rrezikon të burgoset për 3 vite e gjysmë
Data e vendimit
Më 23 tetor 2020 a Gjykata e Krahinës së Oktabërskit në Kirov do të marrë vendimin për çështjen e vëlla Anatolij Tokarevit. Ai rrezikon të burgoset për 3 vite e gjysmë.
Të dhëna
Anatolij Tokarevi
Lindur: 1958 (Baranovskaja, rajoni i Kirovit)
Biografia: Është rritur me të ëmën. Para se të dilte në pension, ka punuar si programues. I pëlqen shumë fotografia dhe ka qejf të luajë shah dhe me letra. U martua me Margaritën në vitin 1979 dhe kanë dy fëmijë
Pasi studioi shkenca ekzakte u bë ateist. Në moshën 27-vjeçare, nisi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait dhe kuptoi se bindjet e krishtere nuk bien ndesh me shkencën
Historiku i çështjes
Më 24 maj 2019, oficerë nga Qendra për Luftën Kundër Ekstremizmit në Rusi hynë me forcë në shtëpinë e familjes Tokarev. Ata filluan të merrnin në pyetje vëlla Tokarevin dhe e kërcënuan se do ta ndiqnin penalisht familjen e tij nëse nuk pranonte se ishte i përfshirë në veprimtari «ekstremiste». Pastaj e shoqëruan në zyrat e hetimit për ta marrë në pyetje.
Pas thuajse pesë muajsh, e akuzuan vëlla Tokarevin për financim të një organizate «ekstremiste», bazuar në dy nene të Kodit Penal të Federatës Ruse. Prokuroria po përdor edhe përgjime të regjistruara nga apartamenti i familjes Tokarev, për të provuar akuzën se vëllai Anatolij ka organizuar mbledhje ku studiohen botime të shpallura «ekstremiste».
Lutemi për vëlla Tokarevin dhe familjen e tij. Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë ‘të veprojë me besnikëri’ ndaj tyre.—Psalmi 18:25.
a Data edhe mund të ndryshojë