Kalo te përmbajtja

Vëlla Andrej Okrimçuku

3 GUSHT 2021
RUSI

Vëlla Andrej Okrimçuku merr forcë nga Jehovai

Vëlla Andrej Okrimçuku merr forcë nga Jehovai

PËRDITËSIM | Më 3 shkurt 2022, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Katërt hodhi poshtë ankesën e vëllait Andrej Okrimçuk dhe la në fuqi vendimin e dënimit me 4 vite vënie në provë. Për momentin atij nuk i duhet të shkojë në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 22 maj 2019

    Herët në mëngjes, agjentë të maskuar të sigurimit kontrollojnë shtëpinë dhe automjetin e Andrejit

  2. 29 tetor 2020

    Ngrihet një çështje penale. Andrejin e akuzojnë se merr pjesë në mbledhje fetare të paligjshme dhe se mbështet veprimtaritë e një organizate ekstremiste

  3. 5 prill 2021

    Fillon procesi penal

  4. 2 gusht 2021

    Gjykata e Krahinës së Leninskit në Rostov-mbi-Don shpalli fajtor Andrejin dhe e dënoi me katër vite vënie në provë

  5. 4 tetor 2021

    Gjykata Rajonale e Rostovit hedh poshtë apelimin e vëlla Andrejit. Mbetet në fuqi dënimi i tij fillestar

Të dhëna

Besimi i fortë që tregojnë vëllezërit e motrat në Rusi është një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne. Jemi të sigurt se Andreji dhe familja e tij do ta përballojnë me sukses këtë sprovë teksa vazhdojnë të mbështeten plotësisht tek Ati ynë qiellor, Jehovai.—Psalmi 37:5.