9 GUSHT 2019
RUSI
Vëlla Anzej Onisçuku po bën një vit në izolim
Anzej Onisçuku, shtetas polak dhe një nga vëllezërit tanë të dashur, është në burg në Rusi që nga 9 tetori 2018 kur e arrestuan forcat e policisë. Kohët e fundit ia zgjatën dënimin për të pestën herë. Këtë radhë e mbaron dënimin më 2 tetor, vetëm pak ditë para se të bëjë një vit në burg.
Që kur e burgosën, Anzeji ka qenë në izolim. Nga ora 6.00 e mëngjesit deri në 9.00 të mbrëmjes nuk i lejohet të shtrihet. Mund të bëjë dush me ujë të ngrohtë vetëm një herë në javë për 15 minuta. Anën, gruan e tij, nuk e kanë lejuar ta vizitojë gjatë këtyre dhjetë muajve në burg. Ata mund të komunikojnë vetëm nëpërmjet letrave. Ana ka bërë gjithë ato kërkesa për të vizituar të shoqin, por nuk i kanë pranuar asnjë.
Siç është raportuar më parë, Anzejin e arrestuan në Kirov pasi policia vendëse dhe forcat speciale të maskuara bastisën shtëpinë e tij dhe 18 shtëpi të tjera. E paditën penalisht ngaqë këndonte këngë për Mbretërinë dhe studionte botime fetare.
Bashkë me të, vjet arrestuan dhe burgosën edhe katër vëllezër të tjerë nga Kirovi (Maksim Kalturinin, 44 vjeç; Vladimir Korobejnikovin, 66 vjeç; Andrei Suvorkovin, 26 vjeç dhe Evgeni Suvorkovin, 41 vjeç). Këta të katër i kaluan në arrest shtëpie. Çështja e Anzejit dhe e katër vëllezërve pritet të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Këtë vit autoritetet ruse kanë ngritur çështje penale kundër shtatë vëllezërve të tjerë nga Kirovi. Ndër ta, më i moshuari është Jevgeni Udintsevi, 70 vjeç. Tani në Kirov janë 12 Dëshmitarë të Jehovait që po përballen me akuza penale për shkak të besimit.
Kur mendojmë për Anzejin, Anën dhe gjithë vëllezërit e motrat e shtrenjtë në Rusi, të mos harrojmë kurrë këtë përkujtues nga Fjala e Perëndisë: «Kujtoni ata që janë në burgje, sikur të ishit të burgosur me ta, dhe ata që keqtrajtohen, meqë edhe ju vetë jeni prej mishi e gjaku.»—Hebrenjve 13:3, nwt.