Kalo te përmbajtja

Çifti Onisçuk më në fund bashkë në korridorin e Gjykatës Rajonale të Kirovit

6 SHTATOR 2019
RUSI

Vëlla Anzej Onisçukun e lirojnë pas 11 muajsh në izolim

Vëlla Anzej Onisçukun e lirojnë pas 11 muajsh në izolim

Më 3 shtator 2019 vëlla Anzej Onisçukun e liruan nga një burg në Rusi. Ai ka qenë në burg që prej 9 tetorit 2018, vetëm ngaqë adhuronte Jehovain. Gjatë asaj kohe ishte në izolim dhe nuk i lejohej as ta takonte gruan e tij, Anën, as të komunikonte me të. Edhe pse tani do të kthehet në shtëpi, autoritetet i kanë vënë kufizime për udhëtimin dhe çështja e tij penale nuk është mbyllur ende.

Jemi shumë të kënaqur që vëlla Anzej Onisçuku dhe gruaja e tij po e ruajnë besimin të fortë, pavarësisht nga vështirësitë. Falënderojmë Jehovain që u përgjigjet të gjitha lutjeve për ata që janë «nën vargonj».—Kolosianëve 4:2, 3.