Kalo te përmbajtja

11 KORRIK 2020
RUSI

Vëlla Denis Kristensenin e transferojnë nga qelia e veçantë ndëshkimore në një qeli normale

Vëlla Denis Kristensenin e transferojnë nga qelia e veçantë ndëshkimore në një qeli normale

Më 11 korrik 2020, autoritetet e burgut të Lgovit e transferuan vëlla Denis Kristensenin nga qelia e veçantë ndëshkimore në një qeli normale. Ai qëndroi atje për 15 ditë sepse e ndëshkuan në bazë të disa akuzave të rreme. Gjithsesi, ai po mban një qëndrim pozitiv. Avokatët e vëlla Kristensenit po planifikojnë që ta apelojnë vendimin e bazuar në akuzat e fundit, me shpresën që nuk do të ndikojë në kërkesën për lirimin e tij të parakohshëm.