Kalo te përmbajtja

10 SHKURT 2021
RUSI

Vëlla Denis Kristensenit i refuzohet lirimi me kusht

Vëlla Denis Kristensenit i refuzohet lirimi me kusht

Më 10 shkurt 2021, Gjykata Rajonale e Kurskut nuk pranoi kërkesën e vëlla Denis Kristensenit për lirim të parakohshëm. Ai i kërkoi gjykatës që ta zëvendësonte me gjobë pjesën e mbetur të dënimit. Edhe pse ka mbi një vit që i përmbush kriteret për t’u liruar me kusht, kërkesat e tij janë refuzuar në mënyrë të përsëritur.

Kohët e fundit, Denisi i shkroi të shoqes, Irinës. Në letër i kishte përmendur një nga shkrimet e tij të preferuara: «Prandaj të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer, sepse në kohën e duhur do të korrim, nëse nuk lodhemi.» (Galatasve 6:9) I shkroi edhe se është plotësisht i bindur që Jehovai do t’i shpërblejë nëse vazhdojnë të bëjnë të mira, ndihmojnë të tjerët dhe qëndrojnë besnikë. Gjithashtu shprehu dëshirën që, kur ta lirojnë nga burgu, miqësia e tij me Jehovain të jetë më e fortë se kur e futën në burg.

Denisi ka qenë i burgosur dhe i ndarë nga gruaja që nga maji i vitit 2017, thuajse 4 vjet. Denisi dhe Irina janë shembull për ne, sepse po tregojnë se mbështeten te Jehovai, kanë paqe të brendshme dhe po shfaqin një vendosmëri të jashtëzakonshme që të qëndrojnë besnikë.—Filipianëve 1:14.