Kalo te përmbajtja

Vëlla Dmitri Maslovi me gruan, Julian

18 MARS 2021
RUSI

Vëlla Dmitri Maslovi mund të burgoset ngaqë flet me miqtë për Perëndinë dhe për Biblën

Vëlla Dmitri Maslovi mund të burgoset ngaqë flet me miqtë për Perëndinë dhe për Biblën

PËRDITËSIM | Gjykata ruse hedh poshtë apelimin

Më 5 tetor 2021, Gjykata e Territorit të Krasnojarskut hodhi poshtë apelimin e vëlla e Dmitrit. Kështu, nuk ndryshon gjoba fillestare.

Më 2 qershor 2021, Gjykata e Qytetit të Minusinskut në Territorin e Krasnojarskut shpalli fajtor vëlla Dmitri Maslovin. Atë e gjobitën me 450.000 rubla (6.125 dollarë amerikanë).

Të dhëna

Dmitri Maslovi

  • Lindur: 1976 (Minusinsk)

  • Biografia: Atë dhe vëllanë e motrën që janë më të vegjël se ai, i ka rritur e ëma. U diplomua në një shkollë teknike dhe u specializua në bletari. Kohët e fundit po punon si hidraulik. I pëlqen të bëjë xhiro me biçikletë, zhytja dhe të luajë në fizarmonikë

    Që kur ishte fëmijë, vriste mendjen për pyetje serioze për jetën. Në Bibël gjeti përgjigje të qarta e bindëse. U pagëzua në vitin 1994. Kur e thirrën ushtar, kërkoi të kryente shërbim civil alternativ për shkak të ndërgjegjes. U martua me Julian në vitin 1997

Historiku i çështjes

Mbrëmjen e 19 prillit 2019, në Minusinsk, ushtarë dhe anëtarë të Komitetit Hetues dhe të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) bastisën shtëpitë e pesë familjeve të Dëshmitarëve të Jehovait. Gjatë bastisjes, një vëlla 76 vjeç e rrëzuan përtokë dhe u lëndua. Mbi 30 vëllezër e motra i arrestuan që t’i merrnin në pyetje dhe më vonë i liruan. Më vonë hapën një çështje penale kundër Dmitrit. Autoritetet e akuzuan për krim vetëm se kishte organizuar një ecje në mal me miqtë, dhe kishin folur për tema fetare.

Tani ka disa kufizime për udhëtimet dhe pret vendimin e gjykatës. E ëma, që nuk është Dëshmitare, e konsideron të pajustifikuar dhe të pamerituar këtë përndjekje. Ajo është e bindur se i biri praktikon «fenë më paqësore që ekziston».

Dmitri merr zemër dhe guxim duke e ditur se Jehovai ‘do të tregojë forcën e tij’ ndaj besnikëve të vet.—2 Kronikave 16:9.