15 KORRIK 2024
RUSI
Vëlla Evgeni Sokolovin e shpallin fajtor për herë të dytë
Më 29 maj 2024, Gjykata Krahinore e Zejës në Rajonin e Amurit shpalli fajtor vëlla Evgeni Sokolovin dhe e dënoi me 3 vjet vënie në provë. Për momentin nuk i kërkohet të futet në burg.
Kjo është çështja e dytë penale që ngrihet kundër Evgenit. Çështja e parë, ku janë të përfshirë edhe 9 vëllezër të tjerë, po zhvillohet në qytetin e Voronezhit, ku Evgeni banon aktualisht.
Evgeni tregon se çfarë po e ndihmon të qëndrojë besnik: «Po mësoj të besoj e të mbështetem më plotësisht te Jehovai. Ne nuk e zgjidhim dot një problem më mirë se Ai. Zgjidhja e tij do të jetë përherë më e mira dhe më e mençura.»
Ashtu si Evgeni, vazhdofshim edhe ne t’i themi Jehovait: «Ti je streha ime!», të sigurt se Ai do të na sigurojë gjithmonë ndihmën që na duhet.—Psalmi 142:5.
Tabelë kronologjike
15 dhjetor 2022
Ngrenë çështjen e dytë penale kundër Evgenit pa e vënë në dijeni
22 shtator 2023
Evgeni merr vesh që kundër tij kanë ngritur çështjen e dytë penale. E marrin në pyetje dhe e akuzojnë për «përgatitje dhe drejtim të mbledhjeve fetare»
22 prill 2024
Fillon procesi penal
29 maj 2024
E shpallin fajtor dhe e dënojnë me 3 vjet vënie në provë