Kalo te përmbajtja

9 QERSHOR 2020
RUSI

Vëlla Ginadi Shpakovski dënohet me 6 vjet e gjysmë burg

Vëlla Ginadi Shpakovski dënohet me 6 vjet e gjysmë burg

Të martën më 9 qershor 2020, Gjykata e Qytetit të Pskovit në Rusi dënoi vëlla Ginadi Shpakovskin, 61 vjeç, me 6 vjet e gjysmë burg. Atë e futën menjëherë në burg. Ky është dënimi më i gjatë i dhënë për një nga vëllezërit tanë që prej vitit 2017, kur Gjykata e Lartë Ruse ndaloi veprën tonë. Vëlla Shpakovski do ta apelojë vendimin.