5 QERSHOR 2020
RUSI
Vëlla Ginadi Shpakovski mund të dënohet me 7 vjet e gjysmë burg në Rusi
Më 8 qershor 2020, Gjykata e Qytetit të Pskovit do të shpallë vendimin për çështjen e vëlla Ginadi Shpakovskit, i cili është 61 vjeç. Vëllanë e kanë akuzuar për aktivitet «ekstremist» ngaqë po mbante mbledhje të krishtere në shtëpinë e tij. Prokuroria i ka kërkuar gjykatës ta dënojë vëllanë Shpakovski me 7 vjet e gjysmë burg.
Në fillim të 2018-s, agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (SHSF) vunë përgjues në apartamentin e vëlla Shpakovskit dhe e kanë përgjuar për disa muaj. Më 3 qershor 2018, ora 12.45, agjentë të SHSF-së bashkë me oficerë të armatosur të Gardës Kombëtare hapën me forcë derën e apartamentit, ku disa vëllezër e motra po mbanin një mbledhje paqësore, dhe kontrolluan për 6 orë.
Agjentë të SHSF-së konfiskuan tabletat dhe celularët dhe i çuan Dëshmitarët në rajon për t’i marrë në pyetje. Hetuesit i ofenduan Dëshmitarët dhe i kërcënuan se rrezikonin vendin e punës dhe ndjekje penale. Hetimi i vëlla Shpakovskit zgjati deri në 10 të darkës.
Më 19 mars 2019, vëlla Shpakovskin e akuzuan si organizator të aktiviteteve «ekstremiste» të organizatës. Pesë muaj më vonë e akuzuan edhe për «financim të aktiviteteve ekstremiste».
Ndërsa presim vendimin, lutemi plot besim se Jehovai do ta ndihmojë familjen e vëlla Shpakovskit të qëndrojë e fortë, duke e ditur se do të shpërblehen për besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.—2 Kronikave 15:7.