Kalo te përmbajtja

Vëlla Igor Carevi

28 JANAR 2021
RUSI

Vëlla Igor Carevi rrezikon të dënohet me katër vite burg vetëm se studion Biblën

Vëlla Igor Carevi rrezikon të dënohet me katër vite burg vetëm se studion Biblën

Data e vendimit

Më 1 shkurt 2021 a Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude do të shpallë vendimin për çështjen e vëlla Igor Carevit. Ai rrezikon të dënohet me 4 vite burg.

Të dhëna

Igor Carevi

  • Lindur: 1974 (Birakan, Rajoni Autonom Jude)

  • Biografia: Ka dy motra më të vogla. Për të ndihmuar familjen ekonomikisht, filloi të punonte që kur ishte ende në shkollë. Ka punuar në prerjen dhe shitjen e drurëve, si zdrukthëtar dhe si elektricist. I pëlqen shumë të kalojë kohë në natyrë dhe të peshkojë

  • Kur ishte në ushtri, nisi të pyeste veten se cili është qëllimi i jetës. Si rezultat, ai dhe i ati filluan të studionin Biblën. Në vitin 1997 u pagëzua dhe një vit më vonë u martua me Viktorian. Ata kanë një vajzë të vogël

Historiku i çështjes

Më 30 korrik 2019 autoritetet ruse ngritën një çështje penale kundër vëlla Igor Carevit. E akuzojnë se studion Biblën «me qëllim që të përhapë mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait». Si prova kundër vëlla Igorit, paraqitën video të mbledhjeve fetare të cilat ishin regjistruar fshehurazi nga agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB). Ajo që të çudit është se prokuroria kërkoi që seancat gjyqësore të zhvilloheshin me dyer të mbyllura. Prokuroria argumentoi që, nëse seancën do ta dëgjonin edhe njerëz të tjerë, Igori mund t’ua mbushte mendjen të pranonin bindjet e tij fetare. Gjykata e miratoi këtë kërkesë.

Igori thotë: «Shumë shpejt, vendimi i gjykatës do ta ndryshojë kryekëput jetën time. E në fakt e ka ndryshuar tashmë. Më kanë ndaluar udhëtimet. Në punë, më duhet t’i shpjegoj punëdhënësit pse po më heton policia. Ai dhe kolegët nuk arrijnë dot të kuptojnë pse po më trajtojnë kështu, gjithsesi e pranojnë se të krishterët i kanë përndjekur gjithmonë.»

Lutemi për Igorin dhe për familjen e tij. E dimë që Jehovai do t’u sigurojë «fuqinë që jep fryma e tij».—Efesianëve 3:16.

a Data mund të ndryshojë.