Kalo te përmbajtja

12 SHKURT 2020
RUSI

Vëlla Jevgeni Aksenovi akuzohet për krim vetëm ngaqë ka folur për parimet e Biblës

Vëlla Jevgeni Aksenovi akuzohet për krim vetëm ngaqë ka folur për parimet e Biblës

Të premten më 14 shkurt 2020, Gjykata e Krahinës së Zhileznadarozhnit në Habarovsk, do të shpallë vendimin lidhur me çështjen e vëlla Jevgeni Aksenovit. Prokuroria ka kërkuar që ta dënojnë vëllanë tonë me tri vite burg.

Më 21 prill 2018, vëlla Aksenovi u mblodh me disa miq e të njohur në sallën e konferencave të një hoteli për të folur rreth Biblës. Ai u shpjegoi si mund t’i ndihmojnë parimet e Biblës të forcojnë lidhjet familjare. Për këtë arsye, e akuzuan se kishte bërë një «krim të rëndë kundër shoqërisë» dhe se kishte «organizuar aktivitete për një organizatë ekstremiste». Gjyqi nisi më 21 tetor 2019.

Ndërsa gjyqi i vëlla Aksenovit shkon drejt përfundimit, lutemi që ai dhe familja e tij të vazhdojnë të mbështeten te Jehovai, të sigurt se Jehovai do ta mbajë premtimin që besnikëve të tij ‘s’do t’u mungojë asgjë’.—Psalmi 34:9.