Kalo te përmbajtja

Vëlla Jevgeni Goliku jashtë gjykatës në dhjetor të vitit 2020

21 JANAR 2021
RUSI

Vëlla Jevgeni Goliku dënohet me 2 vite e gjysmë vënie në provë

Vëlla Jevgeni Goliku dënohet me 2 vite e gjysmë vënie në provë

Vendimi

Më 20 janar 2021, Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude dënoi vëlla Jevgeni Golikun me 2 vite e gjysmë vënie në provë. Për momentin nuk duhet të shkojë në burg. Ai do ta apelojë vendimin.

Të dhëna

Jevgeni Goliku

  • Lindur: 1975 (Birobidzhan, Rajoni Autonom Jude)

  • Biografia: Ai është saldator. Punon si operator bolierësh. Para se të bëhej një Dëshmitar i Jehovait, ka shërbyer në ushtrinë ruse

    Të vërtetën e mësoi nga e ëma. Gjeti përgjigjet e pyetjeve që kishte për qëllimin e jetës. Madje nga Bibla mësoi edhe si të kujdeset më tepër për të tjerët

Historiku i çështjes

Më 17 maj 2018, herët në mëngjes, 150 policë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) bastisën 22 shtëpi të Dëshmitarëve në Birobidzhan, qytet që ndodhet në lindje të Rusisë. Operacioni i FSB-së kishte emrin e koduar «Dita e gjykimit». Autoritetet vendëse ngritën çështje penale kundër vëlla Jevgeni Golikut dhe 21 motrave dhe vëllezërve të tjerë në Rajonin Autonom Jude. Gjyqi i tij filloi më 29 janar 2020.

Prokuroria paraqiti disa «prova», ku përfshiheshin edhe filmime të vëlla Jevgenisë ndërsa studionte Biblën e disa botime të tjera të bazuara në Bibël.

S’është aspak e lehtë të jesh viktimë e padrejtësive të mëdha. Gjithsesi, ai shprehet: «Një program i rregullt i studimit të Biblës dhe lutjet e shpeshta më ndihmojnë t’i mbaj sytë te Jehovai dhe jo te vetja. Gjithashtu, shkrimet inkurajuese nga Fjala e Perëndisë me sjellin gëzim e kjo më motivon që t’ua tregoj edhe të tjerëve.»

Vëllai Jevgeni ka nxjerrë dobi nga meditimi i Psalmit 23:4. Ai shpjegon «[Ky shkrim] më ka ndihmuar të jem guximtar dhe të ruaj qëndrueshmërinë me gëzim. Edhe nëse na rrezikohet jeta, ne jemi të bindur se Jehovai është në krahun tonë.»

Edhe bashkëbesimtarët e kanë mbështetur Jevgeninë në këtë periudhë. Ai tregon: «Vëllezërit dhe motrat erdhën në gjykatë kur nisi gjyqi, e kjo ma ngriti zemrën peshë. Po ashtu, Jehovai më ka dhënë një grua të shkëlqyer, një ndihmë, për të përballuar këto kohë të vështira. Vazhdimisht provoj një ndjenjë të pashoqe gëzimi. Kam ushqim fizik e besimforcues me bollëk, e madje mbështetja e të tjerëve s’më ka munguar kurrë.»

Vëllai Jevgeni është i vendosur të mbajë një miqësi të ngushtë me Jehovain. Ai i nxit ata që nuk janë përballur drejtpërdrejt me përndjekjen me këto fjalë: «Mëso këngët e [Mbretërisë], stërvite zemrën që të duash armikun dhe që të jesh një shërbëtor i gëzuar i Perëndisë në çdo situatë.»

Le të vazhdojmë të nxjerrim mësime të çmuara nga motrat dhe vëllezërit tanë në Rusi. Jehovai do të na forcojë edhe ne, njësoj siç po forcon ata teksa përballen me këto sprova.—Psalmi 29:11.