Kalo te përmbajtja

Vëlla Jevgeni Spirini prapa hekurave në sallën e gjyqit

9 KORRIK 2020
RUSI

Vëlla Jevgeni Spirini rrezikon të dënohet me 7 vjet burg në Rusi

Vëlla Jevgeni Spirini rrezikon të dënohet me 7 vjet burg në Rusi

Me shumë mundësi, Gjykata e Qytetit të Furmanovskit në rajonin e Ivanovos do të njoftojë vendimin për çështjen e vëlla Jevgeni Spirinit më 14 korrik 2020. Prokurori ka kërkuar që vëlla Spirini të dënohet me 7 vjet burg.

Vëlla Spirini, 34 vjeç, akuzohet për organizim të aktiviteteve të një organizate «ekstremiste». Çështja kundër tij ka nisur më 21 janar 2019, nga një hetues i Shërbimit të Sigurimit Federal (SHSF). Gjashtë ditë më vonë, agjentë të SHSF-së bastisën shtëpinë e vëlla Spirinit dhe gruas së tij, Natalisë. Gjykata e Krahinës së Oktabërskit në rajonin e Ivanovos urdhëroi që vëlla Spirini të mbahej në paraburgim, të paktën 2 muaj, vetëm sepse është Dëshmitar i Jehovait. Më vonë dënimi i tij u zgjat.

Më 5 korrik 2019, e liruan nga paraburgimi dhe e vunë në arrest shtëpie, pasi bëri 160 ditë burg. Më 18 dhjetor 2019, Gjykata e Krahinës së Oktabërskit në rajonin e Ivanovos urdhëroi që vëlla Spirini të lirohej nga arresti i shtëpisë, pavarësisht nga kundërshtimi i hetuesve. Gjykata nuk i vuri asnjë kufizim tjetër.

Lutemi dhe kemi besim të plotë se Ati ynë i dashur qiellor, Jehovai, do t’u qëndrojë pranë të gjithë vëllezërve në Rusi që po përndiqen për besimin e tyre.—1 Pjetrit 4:14.