Kalo te përmbajtja

23 SHTATOR 2020
RUSI

Vëlla Juri Zalipajevi rrezikon të dënohet me 2 vite burg në Rusi

Vëlla Juri Zalipajevi rrezikon të dënohet me 2 vite burg në Rusi

Data e vendimit

Më 7 tetor 2020, * Gjykata e Krahinës së Majskijit në Republikën e Kabardino-Balkarisë do të njoftojë vendimin lidhur me çështjen e vëlla Juri Zalipajevit. Ai rrezikon të burgoset me 2 vjet.

Të dhëna

Juri Zalipajevi

  • Lindur: 1962 (Samarë)

  • Biografia: Ka punuar si saldator dhe shofer kamioni. I pëlqejnë poezitë dhe ecjet në natyrë

  • Më 1983 u martua me Natalinë, që e kishte pasur shoqe klase në fëmijëri. Pas 10 vjetësh filluan të studionin Biblën bashkë. Kanë 3 fëmijë. I shërbejnë Jehovait si familje, bashkë me disa të afërm të tjerë

Historiku i çështjes

Më 20 gusht 2016, oficerë të forcave të rendit bastisën një Sallë Mbretërie në Majskij dhe vendosën fshehurazi disa nga botimet që ishin shpallur si «ekstremiste». Edhe pse vëllezërit zotëronin filmime që provonin se literaturën e kishin vendosur të tjerë, një gjykatë e gjobiti organizatën fetare lokale me 200.000 rubla (2.634 dollarë amerikanë) për këtë të ashtuquajtur shkelje. Nisur nga ky rast, disa muaj më vonë hapën një çështje penale kundër vëlla Zalipajevit.

Prokuroria thotë se vëlla Zalipajevi shpërndante literaturë të ndaluar dhe nxiste Dëshmitarë të Jehovait që të kryenin akte të dhunshme kundër pjesëtarëve të feve të tjera. Atë e akuzuan për «nxitje publike për veprimtari ekstremiste», bazuar në pjesën 1 të nenit 280 të Kodit Penal rus.

Seanca e parë gjyqësore filloi më 21 qershor 2020. Gjatë gjyqit ishte e zakonshme që dëshmitarët e prokurorisë të binin në kundërshtim me njëri-tjetrin ose të zbulonin se akuzat e tyre ishin të pabaza. Për shembull, në disa raste dëshmitarët që pohonin se e kishin dëgjuar vëlla Zalipajevin të nxiste të tjerët për akte të dhunshme, nuk kishin qenë fare të pranishëm në mbledhjet ku supozohej se ai kishte nxitur akte të tilla. Gjithashtu, dëshmitarë të tjerë të prokurorisë thanë se literatura e ndaluar që u gjet në Sallën e Mbretërisë, ishte vendosur nga autoritetet.

Ndërsa vëlla Zalipajevi pret vendimin, lutemi që bashkë me familjen të marrin forcë dhe të gjejnë paqe nga fjalët e Davidit: «Jehovai është forca ime, mburoja ime; zemra ime tek ai ka besim. Gjithë gëzim zemra më gufon, se ai më është bërë krah.»—Psalmi 28:7.

^ par. 3 Data edhe mund të ndryshojë