5 MAJ 2021
RUSI
Vëlla Konstantin Bazhenovin e lirojnë nga burgu në Rusi dhe së shpejti do ta dëbojnë në Ukrainë
Më 5 maj 2021, vëlla Konstantin Bazhenovi përfundoi dënimin e tij dhe e liruan nga kampi i punës në Dimitrovgrad. Ngaqë autoritetet ia hoqën nënshtetësinë ruse në maj të vitit 2020, Konstantinin e transferuan menjëherë në një burg të përkohshëm për nënshtetasit e huaj derisa ta dëbojnë. Së shpejti, autoritetet do ta dëbojnë në Ukrainë.