Kalo te përmbajtja

Vëlla Konstantin Guzevi

19 SHKURT 2021
RUSI

Vëlla Konstantin Guzevin e dënojnë për shkak të besimit

Vëlla Konstantin Guzevin e dënojnë për shkak të besimit

PËRDITËSIM | Vëlla Konstantin Guzevi humb apelimin

Më 13 maj 2021, Gjykata e Rajonit Autonom Jude hodhi poshtë apelimin e vëlla Guzevit. Tani hyn në fuqi dënimi i tij fillestar me dy vite e gjysmë vënie në provë. Ai nuk ka pse të shkojë në burg në këtë moment.

Vendimi

Më 18 shkurt 2021, Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude dënoi vëlla Konstantin Guzevin me dy vite e gjysmë vënie në provë. Ai nuk ka pse të shkojë në burg në këtë moment.

Të dhëna

Konstantin Guzevi

  • Lindur: 1964 (Kabarovsk)

  • Biografia: I ati ishte abuzues dhe i alkoolizuar. Konstantini donte të dinte domethënien e jetës, por nuk gjente përgjigje. Kështu që filloi të merrte drogë e të pinte alkool. Me kohë nisi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait dhe gjeti përgjigje të kënaqshme për pyetjet që kishte. Bëri ndryshime drastike dhe u pagëzua në vitin 2000. Në vitin 2001 u martua me Anastasian

Të dhëna

Në maj 2018, autoritetet i kontrolluan shtëpinë si pjesë të një operacioni të koduar me emrin «Dita e Gjykimit». Gjatë atyre bastisjeve, 150 agjentë kontrolluan shtëpitë në gjithë qytetin e Birobidzhanit. Më 29 korrik 2019, autoritetet hapën një çështje penale kundër tij. E akuzuan për «organizim të veprimtarive të një organizate ekstremiste», thjesht sepse drejtonte mbledhje fetare.

Janë ngritur 19 çështje penale kundër 22 Dëshmitarëve të Jehovait në rajon, ndër të cilët është edhe bashkëshortja e Konstantinit, Anastasia.

Guximi i vëllezërve e motrave të tjerë në Rusi u ka dhënë forcë Konstantinit dhe Anastasias. Ai komenton: «E kam parë me sytë e mi dhe e kam dëgjuar me veshët e mi që disa motra në fillim thoshin se nuk do të dinin çfarë të thoshin në gjyq. . . . Por, me ndihmën e Jehovait dhe nëpërmjet lutjeve të vëllezërve, e kanë mbrojtur në mënyrë të jashtëzakonshme besimin e tyre.»

Mendojmë dhe lutemi për të gjithë vëllezërit e motrat në Rusi. Jemi të bindur se asnjë plan i kurdisur kundër tyre nuk do t’ua thyejë besimin, sepse Jehovai është me ta.—Isaia 8:10.