Kalo te përmbajtja

Vëlla Nikolaj Mahaliçevi pas lirimit nga burgu në Bjellorusi

9 PRILL 2020
RUSI

Vëlla Mahaliçevi lirohet nga burgu në Bjellorusi; prokurori hedh poshtë kërkesën e Rusisë për ta ekstraduar

Vëlla Mahaliçevi lirohet nga burgu në Bjellorusi; prokurori hedh poshtë kërkesën e Rusisë për ta ekstraduar

Më 7 prill 2020 Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Bjellorusi hodhi poshtë kërkesën e Rusisë për të ekstraduar vëlla Nikolaj Mahaliçevin, dhe e liroi nga burgu. Ai ishte shumë i emocionuar që u lirua fiks në kohë për të ndjekur Përkujtimin e përvitshëm të vdekjes së Krishtit në Bjellorusi bashkë me miqtë.

Autoritetet e arrestuan vëllanë më 21 shkurt 2020 kur po udhëtonte nga Rusia në Bjellorusi për të vizituar miqtë. Policia bjelloruse e çoi në rajon pasi i kontrolloi pasaportën dhe pa që Rusia e kishte futur në listën ndërkombëtare të më të kërkuarve ngaqë e akuzonte për organizim të veprimtarisë së një organizate «ekstremiste».

Pas tri ditësh e arrestuan dhe shqyrtuan nëse duhej ekstraduar në Rusi që ta gjykonin atje meqë e kishin akuzuar për krim në janar të 2019-s. Ishte hera e parë që një Dëshmitar i Jehovait arrestohej në një vend tjetër edhe pse ishte akuzuar në Rusi.

Vëlla Mahaliçevi e ruajti besimin, duke e adhuruar Jehovain edhe në burg. Ai drejtoi katër studime dhe raportoi 198 orë shërbimi për muajin mars.

Jemi të sigurt që vëllezërit e motrat rusë do të vazhdojnë të mbështeten te Jehovai për ndihmë dhe mbrojtje në këto kohë të vështira.—Psalmi 142:5.