Kalo te përmbajtja

Vëlla Maksim Beltikovi, ribashkohet me familjen e tij pasi del nga burgu

20 SHTATOR 2023
RUSI

Vëlla Maksim Beltikovin e lirojnë nga burgu

Vëlla Maksim Beltikovin e lirojnë nga burgu

Më 15 shtator 2023, vëlla Maksim Beltikovin e liruan nga një burg në Hadizhensk, Rusi. Më 17 janar 2022, atë e shpallën fajtor dhe e dënuan me dy vjet burg. Duke marrë parasysh kohën që kaloi në paraburgim, dënimi i tij mbaroi më 15 shtator 2023.

Maksimi dhe bashkëshortja e tij, Marija, kanë tre djem. Para se të arrestohej, Maksimi tha: «Unë dhe familja ime kemi mbajtur një qëndrim pozitiv gjatë kësaj situate të vështirë duke i kujtuar vetes se Jehovai ka çdo gjë nën kontroll. Pavarësisht se çfarë ndodh, kemi të njëjtën vendosmëri që tregohet te Josiu 24:15: ‘Por sa për mua dhe për shtëpinë time, ne do t’i shërbejmë Jehovait.’»

Gjatë procesit gjyqësor, ku e akuzuan si ekstremist, me guxim Maksimi tha: «Nuk jam ekstremist në asnjë aspekt. Jam i bindur se po bëj gjënë e duhur, dhe nuk më vjen turp. Jam krenar që më gjykoni ngaqë jam Dëshmitar i Jehovait.»

Vëllezër e motra duke i dhënë mirëseardhjen pasi është liruar nga burgu

Tani që Maksimi, Marija dhe fëmijët e tyre janë ribashkuar, jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i bekojë me bollëk.—Psalmi 4:3.