27 SHTATOR 2023
RUSI
Vëlla Nikolaj Vojshjevin e dënojnë me 3 vjet burg
Më 14 shtator 2023, Gjykata e Qytetit të Majkopskit në Republikën e Adigejas shpalli fajtor vëlla Nikolaj Vojshjevin dhe e dënoi me 3 vjet burg. Ai ndodhet në burg që prej datës 20 tetor 2022 dhe do të mbetet pas hekurave.
Të dhëna
Edhe pse trishtohemi që Nikolajin e kanë dënuar me burg, jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë të jetë burim force e ngushëllimi për të dhe për të gjithë motrat e vëllezërit që po hasin sprova.—Psalmi 119:76.
Tabelë kronologjike
19 tetor 2022
Ngrihet çështja penale
20 tetor 2022
I kontrollojnë shtëpinë. E marrin në pyetje dhe e futin në një burg të përkohshëm
21 tetor 2022
E transferojnë në një qendër paraburgimi
11 janar 2023
I kërkojnë gjyqtarit ta lejojnë Nikolajin të transferohet në arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore. Gjyqtari e hedh poshtë kërkesën. Gjithashtu, Nikolajit i zgjatin periudhën e paraburgimit
25 janar 2023
Fillon procesi penal
14 shtator 2023
E shpallin fajtor dhe e dënojnë me 3 vjet burg
a Meqë vëlla Vojshjevi ndodhej në paraburgim, ishte e pamundur ta intervistonim.