Kalo te përmbajtja

Fotografia e vogël: Romani me nënën dhe motrën e tij pas lirimit nga burgu

31 TETOR 2024
RUSI

Vëlla Roman Marejevin e lirojnë nga burgu

Vëlla Roman Marejevin e lirojnë nga burgu

Më 25 tetor 2024, vëlla Roman Marejevin e liruan nga burgu. Më 12 korrik 2023, atë e shpallën fajtor dhe e dënuan me 4 vjet e 6 muaj burg. Meqë ishte në paraburgim për thuajse 2 vjet ndërkohë që priste t’i bëhej gjyqi, dënimi i tij tani quhet i kryer.

Gjatë seancës gjyqësore, Romani iu drejtua gjyqtarëve dhe shpjegoi se çfarë i dha forcë të qëndronte: «Lumturia e vërtetë nuk varet nga çfarë kam ose nga çfarë më bëjnë të tjerët. Ajo vjen ngaqë e di se po bëj gjënë e duhur dhe se Perëndia i miraton veprimet dhe përpjekjet e mia për të jetuar sipas standardeve të tij. Pse jam i sigurt se Zoti më miraton? Romakëve 15:13 thotë: ‘Perëndia që jep shpresë, ju mbushtë plot gëzim e paqe ngaqë besoni tek ai, që të jeni plot e përplot me shpresë falë fuqisë së frymës së shenjtë!’ Zemra ime është e mbushur me gëzim dhe paqe, pavarësisht nga padrejtësitë që po kaloj. Kjo ndodh vetëm falë frymës dhe bekimit të Perëndisë.»

Jemi të gëzuar që Romani dhe familja e tij janë ribashkuar dhe na ngushëllon fakti që Jehovai gjithmonë i shpërblen përpjekjet tona për të qëndruar besnikë.—2 Kronikave 15:7.