25 NËNTOR 2020
RUSI
Vëlla Semion Baibaku del para gjykatës për shkak të besimit
Data e vendimit
Më 18 dhjetor 2020, a Gjykata e Krahinës së Leninskit në Rostov-mbi-Don do të njoftojë vendimin lidhur me çështjen e vëlla Semion Baibakut. Prokuroria ka kërkuar që gjykata ta dënojë vëlla Semionin me 4 vite vënie në provë.
Të dhënat
Semion Baibaku
Lindur: 1997 (Rostov-mbi-Don)
Biografia: Semioni ka një motër dhe një vëlla më të madh. Ka mësuar gjuhën kineze dhe punon si mësues i kësaj gjuhe. I pëlqen të lexojë dhe të shkruajë poezi
Prindërit i flisnin për Jehovain që kur ishte i vogël. Ndërsa rritej, filloi t’i vlerësonte këshillat e mençura të Biblës. Besimi e nxiti që të refuzonte ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Nga viti 2015 deri më 2017 kreu shërbimin alternativ civil, duke punuar si sanitar në një spital për fëmijët
Historiku i çështjes
Më 22 maj 2019, policë nga Qendra e Luftës kundër Ekstremizmit bastisën 13 shtëpi të Dëshmitarëve në Rostov-mbi-Don. Pas rreth 2 javësh, më 6 qershor 2019, u ngrit një çështje penale kundër Semionit. Pastaj e arrestuan dhe e mbajtën 1 ditë në paraburgim dhe më pas një gjykatë e kaloi në arrest shtëpie për 8 javë. Deri më tani dënimi është shtyrë 7 herë.
Në fillim, autoritetet e akuzuan Semionin për «krim», ngaqë kishte marrë pjesë në mbledhje fetare dhe kishte folur me të tjerët për mësimet e Biblës. Në nëntor 2019, autoritetet e akuzuan edhe për financim të një organizate «ekstremiste».
Ndërsa vazhdon përndjekja ndaj motrave dhe vëllezërve tanë në Rusi, jemi të sigurt se Jehovai, «Perëndia i paqes», do t’i pajisë ata me çdo gjë të domosdoshme «për të kryer vullnetin e tij».—Hebrenjve 13:20, 21.
a Data edhe mund të ndryshojë.